Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë dermatologia, Violeta Dajçi. Duke qenë se jemi në pikun e sezonit veror, doktoresha ka zbuluar më shumë në lidhje me benefitet e ujit të kripur në lëkurën tonë, problematikat e këtij sezoni që secili prej nesh mund të hasë për shkak të temperaturave dhe jo vetëm…
Nxihesh më shumë duke qëndruar në ujë sepse rrezatimi diellor që kthehet është efekti pasqyrë dhe rrezatimi është më i fuqishëm. Nëse ju futeni shpesh në det dhe rrini pastaj në diell, efekti ose nxirja më pas do të jetë shumë e fuqishme, por zgjat edhe më shumë në kohë. Pra, do të nxiheni më shpejt dhe kur doni rezultat mund ta bëni edhe ‘lojën’ që të futeni shpesh në ujë dhe të dilni të qëndroni pak në shezlon ose në rërë akoma më mirë. Nëse e bëni shpesh këtë edhe ngjyra që përfitoni është shumë më e bukur. Në këtë rast edhe lëkura bëhet më e shkëlqyeshme dhe e shëndetshme. Kjo nuk do të thotë që mos të mbrohemi, patjetër që këtë lojë ta bëni para orës 10.
Mjekja rekomandon se:
Ndërsa pastaj unë nuk do t’jua rekomandoja si mjeke dermatologe që të qëndroni në diell. Ne rekomandojmë shumë edhe hidratimin e lëkurës që kuptohet duhet bërë pas një shpërlarje me ujë, nuk është nevoja që gjithmonë të përdoret sapun ose shampo pasi mund ta dehidratoni më shumë lëkurën.
Flokun tuaj nuk e dëmton ose dehidraton uji me kripë, por dielli. Ne duhet ta mbrojmë flokun nga dielli. Edhe flokët duhen mbrojtur dhe duhen hidratuar njësoj si lëkura.