Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Shkëlqimi, një nga ish-banorët e këtij edicioni edhe pse ndnji shumë pak kohë në shtëpi krijoj miqësi të mirë me Meritonin e mbrëmjen e djeshme kishte një dhuratë për të. Çimi i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qendisur flamuri shqiptar.
Ta ka qendisur një artizanal i Krujës deri në orën 3 të mëngjesit. E dija që do të pëlqente
View this post on Instagram
Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP 3” do t’ia dërgojë ajo. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e ka kthyer mbrapsht.