Bota

Dërgimi i avionëve të vjetër luftarakë në Ukrainë, Polonia kërkon miratimin gjerman!

Polonia ka kërkuar miratimin e qeverisë gjermane për të eksportuar avionë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha se Polonia po kërkon leje për rieksportin për avionët e vjetër gjermanë MiG-29.

Teksa cituan ministrin e mbrojtjes Boris Pistorius atashtuanse pritet të merret një vendim së shpejti.

Qeveria polake ka deklaruar se brenda pak javësh të tjerë avionë luftarakë do të dërgohen në frontin e luftës, sipas nevojave që ka ushtria e Ukrainës.

Para nisjes së luftës Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29, të cilët ishin me teknologji të vjetër të Bashkimit Sovjetik. Gjatë bombardimeve të para ruse, bazat ajrore ishin objektivat kryesore duke e dëmtuar masivisht flotën ajrore.

Avionët që janë dhuruar nga Polonia janë përdorur edhe më herët nga ushtria urkainase dhe ekspertët besojnë ushtria nuk ka nevojë për trajnime për t’i përdorur ata.

Që nga nisja e luftës, Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar avionë dhe armatime të rënda nga vendet e Perëndimore për të përballur Rusinë. Një pjesë e vënëve kryesore të NATO-s kanë hezituar të dërgojnë armatime të rënda, për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit me Rusinë.