Amazon po planifikon të fillojë të bëjë dërgesa me dronë deri në fund të vitit në një qytet të Kalifornisë, në Lockerford. Rivali i shitjes me pakicë ‘Walmart’ tashmë ofron shpërndarje me dron dhe në maj njoftoi rritjen e shërbimit, me një zgjerim në gjashtë shtete, deri në fund të vitit dhe një potencial për dërgimin e një milion paketave në vit. Klientët e Amazon në qytetin Lockeford, Kalifornia Veriore, do të jenë në gjendje të regjistrohen për dërgesë falas me dronët “Prime Air”.
Artikujt e transportueshëm nga ajri të porositur në faqen e internetit të shitësit me pakicë do të paketohen dhe do të fluturojnë me drone në adresat e blerësve, duke i hedhur paketat jashtë nga lartësitë e sigurta dhe më pas do të fluturojnë serish ne destinacionet fillestare. Amazon thotë se ka krijuar një sistem të sofistikuar zbulimi për të lejuar dronët e saj të shmangin avionët, njerëzit, kafshët shtëpiake dhe pengesa të tjera. Kompania tha se:
Ne projektuam sistemin tonë të zbulimit për dy skenarë kryesorë, të jemi të sigurt në tranzit dhe të jemi të sigurt kur i afrohemi tokës.
Reagimet në Kaliforni do të përdoren për të zgjeruar shërbimin e dronëve. Një sërë kompanish, duke filluar nga startup-et e reja deri te kompanitë e mëdha të teknologjisë si Alphabet, kompania mëmë e Google, po punojnë në shpërndarjen autonome të dronëve.
Projekti i dronëve ‘Alphabet Wing’ përfundoi dërgesat e tij të para në vitin 2014 në Australinë rurale, ku transportoi me sukses furnizimet e ndihmës së parë, çokollata, ushqime për qentë dhe ujë për fermerët. Dy vjet më vonë, dronët Wing u përdorën për të shpërndarë sanduiçë tek studentët në një universitet të Virxhinias.
Rikujtojmë, se zhvilluesi i “elektroshok”-ëve Axon tha së fundmi se po punon për të ndërtuar dronë të armatosur me “armë elektrike” që mund të fluturojnë nëpër shkolla dhe të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve me armë. Por disa ekspertë të teknologjisë shpejt e konsideruan idenë si një fantazi të rrezikshme.