Sport

Derbi i pazakontë, Tirana – Dinamo pa asnjë gol në Vlorë

Barazim 0-0 mes Dinamos dhe Tiranës në Vlorë, në ndeshjen e vlefshme për javën IX të Superiores.

Dinamovitët e nisën “zjarr” derbin, teksa “flirtuan” me golin me anë të Lorran, në minutën e tetë. Bardheblutë u kundërpërgjigjën pas gjysmë ore lojë, një aksion mjaft i bukur i ekipit të Shkëmbit nuk u finalizua si duhet nga Prengaj. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues.
Tirana kaloi në epërsi në minjtën e 58-të me Soler, por goli u anulua me VAR, për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Vila “tundi rrjetën” në minutën e 70-të për të besuarit e Dajës, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht rasteve nuk pati gol deri në fund, me skuadrat që shtrënguan duart.