Sport

Derbi i Londrës i takon Arsenalit, bie Tottenham

Arsenal fiton 0-1 në Londër ndaj Tottenham, në derbin e luajtur në Tottenham Hotspur Stadium. Një pjesë e parë me ritëm mjaft të lartë, të kënaqshëm, por skuadrat nuk arritën të shkonin dot deri te goli. Ekipet u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë për të fituar dhe rastet nuk munguan.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Një krosim perfekt i Bukoyo Saka për Gabriel, mbrojtësi u hodh mbi të gjithë, duke ndëshkuar portën vendase.

Spurs nuk u pajtuan me rezultatin dhe provuan të reagojnë.  Në të 88-tën, Romero  tentoi me kokë, gjithsesi qëndrore. Në të 91-tën, Kulusevski nuk u koordinua si duhet, goditja e tij shkoi jashtë porte.

Në fund, Arsenali merr 3 pikë, duke shkuar kështu në kuotën e 10 të tilla-ve, në vendin e dytë. Në krahun tjetër, Tootenham renditet në vendin e 13-të me 4 pikë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në Premier League këtë fundjavë, United mundi 0-3 Southampton, Liverpool pësoi disfatë 0-1 ndaj Nottingham, ndërsa City kaloi 2-1 Brentford.

Premier League përcillet ekskluzivisht në Digitalb.