Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Juli dhe Roza kanë frikësuar Erjolën në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Teksa banorët po diskutonin në dhomën e gjumit, në një moment Juli ka hapur derën e dollapit me një shkop, ndërsa i tha moderatores se në shtëpi ka fantazma. Duke ulëritur dhe e frikësuar, Erjola e pyeti Rozën nëse e shikoj edhe ajo derën që po hapej. Erjola u çua në këmbë dhe mori shkopin duke goditur me të Julin, i cili po shpërthente në të qeshura së bashku me Rozën nga rrengu që i thurën moderatores.
View this post on Instagram
Vetëm pak më parë teksa konsumonte drekën në oborr, Egla i ka kujtuar Romeos historinë e këllqeve. Kujtojmë se disa javë më parë Albi Nako i është drejtuar Romeos me këto fjalë: “Ti nuk ke këllqe vëlla”, fjalë të cilat Albi ia ka dërguar përsëri me mesazhet e “Big Love” mbrëmjen e djeshme. E teksa Egla ia ka rikujtuar, Romeo është nxehur dhe të dy kanë debatuar.