Ervin Salianji ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga Alesia Bami. Kjo e fundit kishte përgatitur disa pyetje ‘pikante’, ku nuk munguan ato për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën…
Alesia: Tani kujdes se nuk jemi vetëm se kemi zërin që na dëgjon lart dhe quhet ‘zëri i së vërtetës’, duhet të tregosh vetëm të vërtetën. Mbahesh për të vërtetën apo?
Salianji: Unë flas vetëm të vërtetën.
Alesia: A është e vërtetë, kur punonit në Bashkinë e Tiranës si avokat, Lulzim Basha flinte gjumë 2 me 6?
Salianji: Jo, mund ta kishte nga 6 në 8.
Alesia: Ky është gjumi i bukurisë?
Salianji: Këtë nuk di ta them, nuk kam fjetur me të që ta di (qesh).
Alesia: A është e vërtetë që deputetja Elisa Spiropali është deputetja më seksi?
Salianji: Jo.
Alesia: Kush është më seksi?
Salianji: Po apo jo, më thatë…
Alesia: Ori Nebijaj është më e zonja si deputete se si opinioniste?
Salianji: Këtë nuk di ta them. E zonja është te të dyja.
Alesia: Më mirë një darkë me një deputete apo moderatore?
Salianji: Me një moderatore.
Alesia: A është e vërtetë se ti dhe Berisha do bëni podcast me emër ‘Me Kast’?
Salianji: Po, mundet.
Alesia: A është e vërtetë që Berisha nuk e sheh Europianin?
Salianji: Po, por Shqipërinë e ndjek.
Alesia: Do na thuash ndonjë sekret për Berishën që ne nuk e dimë?
Salianji: Nuk i di sekretet, se nuk kam marrëdhënie përtej politikës.