Health & Beauty

Depresioni mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas/Studim!

Depresioni mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas, sipas studiuesve që studiuan rreth 8200 britanikë gjatë dy dekadave. Ekipi zbuloi se një ndryshim linear në simptomat depresive kontribuoi në humbjen e përshpejtuar të kujtesës në grupin e studimit, i cili përbëhej nga njerëz të moshës 50 vjeç e lart, me një moshë mesatare 64 vjeç.

Pjesëmarrësit u anketuan çdo vit midis 2002 dhe 2019, duke përdorur masa të tilla si testet e kujtesës si dhe një format vlerësimi të simptomave të depresionit të ofruar nga Qendra për Studime Epidemiologjike.

Por nuk është vetëm depresioni që ndikon në kujtesën, duket se është edhe e kundërta, thonë studiuesit në një punim të botuar nga Shoqata Mjekësore Amerikane.

“Një ndryshim më i shpejtë në kujtesë është gjithashtu i lidhur reciprokisht me një ndryshim më të shpejtë të simptomave të depresionit me kalimin e kohës,”-sipas një ekipi britaniko-amerikan shkencëtarësh dhe mjekësh nga University College London, University of Rochester Medical Center dhe Brighton and Sussex Medical School.

“Gjendja psikologjike dhe performanca e kujtesës janë thelbësisht të lidhura”-shpjeguan studiuesit, duke vënë në dukje se megjithëse mosfunksionimi kognitiv është shoqëruar më parë me depresionin, “drejtimi i kësaj lidhjeje” nuk ishte i qartë.

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo ndryshon shumë nga depresioni sepse ky i fundit është një sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore.

Këtu përfshihet edhe gjumi, ushqyerja apo puna. Depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat, për shkak të disa faktorëve biologjikë, hormonalë dhe socialë që prekin gratë. Në këtë artikull do të mësoni 5 gjëra shumë të rëndësishme që duhet të dini patjetër për depresionin që prek gratë. 

Ndërkaq, kur temperatura rritet, po ashtu rritet edhe shkalla e vetëvrasjeve, krimit dhe dhunës. Në këtë përfundim po dalin studiuesit dhe mjekët, duke parë provat gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme. Psikologët kanë vërejtur se përgjithësisht ka një gjuhë të shtuar urrejtjeje dhe agresioni në rrjete sociale, gjatë valëve të të nxehtit.