Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta para dy ditësh. Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.
Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë. Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin
Vetëm pak më parë vëllai i Eglës, Beso Ceno ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth kësaj çështje. I pyetur nëse do ketë një denoncim në polici ndaj Juili dhe Meritonit ai ëashtë shprehur se jo.
Ajo ka folur për denoncim do ketë një të tillë?
Beso Ceno: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë
Së fundmi Meritoni teksa po konsumonte një banane i drejtohet Eglës duke e pyetur nëse e do edhe ajo një. Egla i tha jo, por Meritoni nuk e la me aq pasi e merr një dhe ia la pranë ku ishte ulur. Gjest i cili e nevrikosi Eglën dhe nisi dhe debati mes tyre, i cili u degradua në fjalë të papërshtatshme.