Bota

Dënohet me gjashtë muaj të tjerë burg fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi!

Autoritetet iraniane kanë vendosur një dënim shtesë prej gjashtë muajsh burg për fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, sipas një grupi që po bën fushatë për lirimin e saj nga burgu. Koalicioni “Liria për Narges” njoftoi se Mohammadi u dënua më 19 tetor me gjashtë muaj burg shtesë me akuzën e “mosbindjes dhe rezistencës ndaj urdhrave”. Grupi kërkoi lirimin pa kushte të Mohamady-t duke deklaruar se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar në mënyrë drastike gjatë qëndrimit të saj të gjatë në burg dhe se ajo vuan nga zemra.

Sipas deklaratës, akuza u ngrit pasi Mohammadi organizoi një protestë kundër ekzekutimit të një të burgosuri tjetër politik në seksionin e grave të burgut Evin në Teheran më 6 gusht. Mohammadi është gruaja e 19-të që merr Çmimin Nobel për Paqe dhe gruaja e dytë iraniane pas aktivistes së të drejtave të njeriut Shirin Ebadi, e cila mori çmimin në vitin 2003.

Narges Mohammadi vazhdoi aktivitetet e saj megjithë arrestimet e shumta dhe vitet që kaloi pas hekurave dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2023. Ajo ndodhet në burgun e Evinit, ku strehohen të burgosurit politikë dhe tashmë ka vuajtur një dënim prej 30 muajsh, të cilëve në janar i janë shtuar edhe 15 muaj të tjerë. Qeveria iraniane nuk e ka konfirmuar dënimin e saj shtesë.

Rikujtojmë se Çmimi Nobel në Ekonomi shpërbleu turko-amerikanin Daron Acemoglu dhe britaniko-amerikanët Simon Johnson e James A. Robinson për kërkimin e tyre mbi të kuptuarit e dallimeve në prosperitet midis kombeve.

Studiuesit, të cilët të tre që punojnë në SHBA, u dalluan për studimet e tyre se si formohen institucionet dhe ndikojnë në prosperitet, shpjegoi juria në konkluzionet e saj.