Bota Botë e Çuditshme

Dënohet me 9 vjet burg punonjësja e shkollës, vodhi ushqim me vlerë mbi 1 milion dollarë!

Punëtorja e një shkolle është dënuar me nëntë vjet burgim pasi ka vjedhur krahë pule në vlerë të 1.5 milion dollarëve. Grabitja e 11 mijë krahëve të pulës nga Vera Liddell, ishin të destinuara për studentët gjatë kulmit të pandemisë COVID-19.

68-vjeçarja filloi skemën në korrik të vitit 2020 dhe nuk u gjet derisa një menaxher biznesi në shkollën e saj pranë Çikagos zbuloi se kostot e ushqimit ishin 300,000 dollarë mbi buxhetin gjatë një auditimi rutinë, sipas raporteve të mediave amerikane.

Shkollat ​​ishin mbyllur në atë kohë për shkak të pandemisë, por distrikti ende po dërgonte komplete ushqimi për nxënësit që po mësonin nga distanca. Liddell, e cila ishte shefe e ushqimit për 10 vjet në distrikt, fillimisht u akuzua për vjedhje. Ajo u dënua me nëntë vjet burgim pasi u deklarua fajtore.