Bota

Dënohet me 3 vjet burg hulumtuesi francez Laurent Vinatier!

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar hulumtuesin francez, Laurent Vinatier, me tri vjet burg, pasi e shpalli fajtor për akuzën se e ka shkelur ligji për “agjentët e huaj”, tha Komiteti Hetimor i Rusisë. Vinatier, 48 vjeç, u arrestua në qershor, nën akuzat për spiunazh dhe për mosregjistrim si agjent i huaj.

Hetuesit rusë pretenduan se ai e ka pranuar fajësinë për marrjen e paligjshme të informatave rreth ushtrisë ruse. Prokurorët kërkuan tri vjet e tre muaj burg për Vinatier. Ekipi i tij mbrojtës kërkoi nga gjykata që ta gjobiste atë, në vend që ta dënonte me burgim, duke e quajtur kërkesën e prokurorit “shumë të ashpër”.