Bota

Dënimi i Trump-it, Boris Johnson: Tani ka më shumë gjasa për t’u rizgjedhur president!

“Një presidencë e dytë e Donald Trump-it ka më shumë gjasa dhe jo më pak, pas dënimit të tij nga gjykata për falsifikim të të dhënave të biznesit”. I këtij mendimi është ish-kryeministri britanik, Boris Johnson. Siç dihet, një juri e Nju Jorkut e shpalli Trump-in fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit në një skemë për të ndikuar ilegalisht në zgjedhjet e 2016-ës. Kjo përmes pagesave për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ish-presidenti, i pari që u dënua për krime të rënda, këmbënguli se mbetet një “njeri shumë i pafajshëm” dhe pa prova, pretendoi se gjyqi ishte “i montuar”. Duke shkruar për “Daily Mail”-in, Johnson e quajti gjyqin “një goditje të stilit të mitralozëve ndaj Trump”-it.

Populli amerikan e ka parë këtë rast dhe pavarësisht nga të gjitha pretendimet e shëmtuara për rëndësinë e tij HISTORIKE, ata kanë arritur në përfundimin se në përgjithësi, ai ishte një ngarkesë marrëzish të vjetra të rrëgjuara.

Masa e madhe e votuesve amerikanë mund të shihte atë që unë besoj se po ndodhte me të vërtetë, atë që elitat liberale ishin thjesht të tmerruara nga popullariteti i vazhdueshëm i Trump-it dhe aftësia e tij për t’u lidhur me votuesit. Ata po përdornin gjithçka që mund të gjenin për të prishur fushatën e tij.

Nëse e shikoni me pasion kohën në detyrë të Donald Trump-it, si në frontin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, ishte shumë më e suksesshme nga sa lejojnë kritikët e tij të majtë. Ata nuk duhet të përdorin truket ligjore si ky për ta penguar të marrë gjykimin që ka vërtet rëndësi: verdiktin e popullit.

Duke ndjekur këto raste, ata kanë ndihmuar që fitorja e tij të bëhet më e mundshme dhe jo më pak e tillë.

Komentet e ish-shefit të qeverisë së Londrës, Boris Johnson vijnë pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak refuzoi që të komentojë drejtpërdrejt mbi dënimin. Një ditë më parë, Sunak iu tha gazetarëve se gjyqi nuk ishte “fokusi” i tij.