Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Të ftuar në emsionin e kësaj mbëmjeje me Eni Shehun kanë qenë Jetona Koçibelli dhe Flavio Qarri për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpi.
Si e komenton Flavio situatën e krijuar nga Ledjona, e cila deklaroi se do të dilte nga shtëpia dhe më pas rezultoi se ishte një lojë e bërë nga ajo? Lojë që përfshiu emocionalisht të gjithë shtëpinë, por kryesisht Meritonin.
Nuk e shoh si skenar, sepse ajo ishte bashkë me Meritonin. Meritoni është bashkë protagonist tek ajo historia aty. Meritoni ka më shumë dorë seç perceptohet dhe mbi të gjitha i ka futur të pestin, duke qenë se është kjo lagështia e nominimit, por nuk e shoh shumë të rrezikuar në fakt. Megjithatë, Meritoni ishte protagonist tek ajo skema e famshme e rripit dhe nëse do të bënim një përkthim kulturor, unë do thoja që feminizmi në Shqipëri mori kolpon e fundit nga ajo histori. Nuk kam asgjë me Meritonin, jam shumë dakord me Meritonin. Ka bërë absolutisht gjënë e duhur, madje në mënyrë të kulturuar. Problemi ose gafa ishte e vajzave që bënë absolutisht gjënë e keqe dhe dëmtuan veten aty brenda dhe kauzën feministe. Absolutisht banale. Siç thashë, kanë humbur kauzën e feminizmit, e vranë me thënë të drejtën. I bënë dëm të gjitha vajzave.
Edhe Jetona u shpreh se si rrallëherë edhe publiku u shpreh pro Meritonit:
Nuk pashë komente pozitive ndaj vajzave dhe në këtë rast mendoj që e tepruan, sepse më pas Rike pasi filloi dhe kjo situata që doli jashtë kontrollit filloi të qeshte. Dhe njerëzit po thonin ‘ç’është ky aktrim’. Përse bën të prekurën dhe pastaj kur e realizove planin që kishe në kokë po qesh? Është e dukshme që është skenar.