Celebrities Gossip Showbiz

“Dëmtimet e Medi Isenit, jo për shkak të këngëtarit…”, flet avokati i Noizyt!

Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për Top Channel ka treguar gjithë ç’ka ka  ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij. Iseni thotë për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.

Rigels Rajku (Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari (Dj Crax), janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsas Arkimed Lushaj (Stresi) është ende në kërkim.

Besnik Berisha, avokati i Noizyt  ka reaguar duke thënë se urdhërarresti është i paligjshëm. Në një reagim në rrjetet sociale, avokati shprehur se ndryshe nga sa është raportuar, Medi Iseni ka dëmtim të lehtë trupor. Sipas tij Prokuroria Themelore e Pejës nuk mundet të sigurojë dot as një akt ekspertim për plagosje të rëndë ndaj Medi Isenit.

Reagimi i avokatit të Noizyt:

Dy fjalë për Noizyn meqë urën e “hapëm” . Noizy kunderligjshëm pandehet për lëndim te rëndë trupor dhe kjo do te provohet në të ardhmen e afërt.

I dëmtuari në këtë rast ka pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore, ndonëse jo për fajin e Noizyt e as për shkak të përfshirjes se tij në këtë incident.

Lëndimi i lehtë trupor nuk justifikon urdhërarrestin dhe as paraburgimin. Pikë!

Siç duket Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësore t’i sigurojë aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kanë me çka .

P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se unë si avokat i Noizyt u përgjigjem kur të doni./TCH