Bota

Demonstruesit spanjollë kërkojnë largimin e kreut rajonal të Valencias pas përmbytjeve shkatërrimtare

Demonstrues në Valencia vijuan sot protestën për largimin e kreut rajonal Carlos Mazon, si përgjegjës për dëmet e përmbytjeve shkatërrimtare që vranë të paktën 219 njerëz.

Ndërkohë dhjetra njerëz mbeten të zhdukur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga katastrofa.

Lexo edhe: Stuhitë katastrofike në Spanjë: 78 persona ende të zhdukur!

Të mbijetuarit janë të indinjuar me autoritetet lokale për dështimin në paralajmërimin e popullatës për katastrofën e papritur, si dhe me vonesat në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës.

Protesta kundër autoriteteve janë zhvilluar në disa qytete të shtunën, ndërsa më herët të mbijetuarit refuzuan vizitat në zonat e prekura të mbretit spanjoll Felipe e mbretëreshës Letizia duke u thërritur  atyre “Vrasës, vrasës!”.

Shkatërrimi i paprecedentë nga reshjet ekstreme të shiut e breshërit ishte sot ende i dukshëm në disa qyteza jugore e juglindore.

Lexo edhe: U zhduk pa gjurmë më shumë se katër dekada më parë, rihapet rasti misterioz i nxënëses!!

Në Sedavi rrjeti AFP ilustronte një supermarket të shkatërruar nga katastrofa e përmbytjeve ku ushqime dhe mishi kishin nisur të kalbeshin nga balta.

Edhe qyteza fqinje e Catarroja mbetej e mbuluar nga balta që prej katastrofës së 29 tetorit, ku era e keqe e kalbëzimit i shtohet telasheve të të mbijetuarve.

“Elementet e dekompozuara kanë erëra të ndryshme,” thotë Angel Aldehuela, punonjës 51-vjeçar i zjarrfikësave nga rajoni i Sevilës, duke shtuar se në baltë kanë mbetur dhe kafshë të vrara.//AFP//