Demokratët amerikanë kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale te aktori i famshëm George Clooney, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara. Pasi Donald Trump fitoi ndaj rivales Kamala Harris, demokrati i përjetshëm George Clooney u kritikua për ndikimin e tij gjatë zgjedhjeve. Aktori i “Ocean’s Eleven”, shkroi veçanërisht për “New York Times” në korrik, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktiste fushatën e tij presidenciale, duke shkruar: “Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.
Clooney më vonë lavdëroi Biden për “vetëmohimin” kur ai njoftoi se do të tërhiqej më 21 korrik. Pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik i udhëhequr nga veteranët i quajtur altNOAA, shkruajti në “X”: “Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një… bisedë”. Gazetari Joshua Hartley postoi një “screenshot” nga ekrani i artikullit të Clooney dhe shtoi: “Faleminderit George Clooney”.
Një përdorues i “X” shkroi: “Trump nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollivudit. Sidomos George Clooney”. Një fanse e Donald Trump gjithashtu iu referua aktorit dhe shkroi: “Sapo u kujtova, ne nuk kemi pranuar akoma rolin e George Clooney në këtë fitore”. “Meqenëse jam në një depresion të thellë dhe kam dëshirë të sulmoj dikë, si do ia bëjmë tani, o George Clooney?”, shkroi një përdorues i mediave sociale, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Faji është i gjithi i George Clooney”.
Nëse Donald Trump shton Dhomën e Përfaqësuesve në fitoren e tij të qartë elektorale në Shtëpinë e Bardhë dhe Senat, në janar ai do të bëhet një nga presidentët më të fuqishëm në historinë e SHBA, me kontrolle dhe balanca të kufizuara. Pasditen e së enjtes, me pes milionë vota përpara në votimet e numëruara, Donald Trump duket në rrugën e duhur për të fituar votën popullore kundër Kamala Harris-it. Në 20 vjet, ai do të jetë i pari president republikan që pritet të arrijë këtë duke dëshmuar se gabuan anketuesit që parashikuan të kundërtën. 78-vjeçari ka fituar një shumicë të qartë në Kolegjin Elektoral, me hendek që mund të zgjerohet kur të bëhen të ditura rezultatet në Arizona e Nevada edhe pse numërimet e vendosin në krye. Nëse shpallet fitues aty, Donald Trump do të ketë arritur një Grand Slam në shtatë shtetet kyçe.