Sipas mediave të huaja, Demi Moore dhe Joe Jona janë bërë më të afërt, duke nxitur spekulime për një lidhje dashurie. Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas.
“Demi dhe Joe janë bërë miq. Ata kanë miq të përbashkët dhe janë afruar shumë”-ka thënë një burim për DailyMail. Thashethemet për një romancë janë mohuar nga një burim tjetër, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e pastër dhe miqësore.
Rikujtojmë, se gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Moore ka promovuar filmin e saj “The Substance” dhe ka qenë mikpritëse në gala të amfAR ku Jonas papritur ka dalë në skenë me vëllain e tij Nick, duke kënduar hitin e tyre “Cake by the Ocean”. Jonas disa kohë më parë i dha fund lidhjes së tij me aktoren Stormi Bree. Sjellim në vëmendje se këngëtari ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, me të cilën kanë edhe dy fëmijë.
Demi Moore nga ana tjetër duket se ka guxuar shumë me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë. Për disa kritikë ky rol në film i aktores është ndër më të mirët e karrierës së saj. Një horror feminist i drejtuar nga Coralie Fargeat që tallet me emblemën e bukurisë në Hollywood dhe ku Demi Moore xhiroi një skenë nudo, sikurse edhe protagonistja tjetër e filmit, Margaret Qualley. “Ishte një përvojë që më bëri të ndihesha e pambrojtur. Për fat të mirë Margaret ishte pranë meje, një person që ishte një partnere e shkëlqyer me të cilën ndihesha shumë e sigurt”-shpjegoi Demi pëer mediat.