Para disa kohëve këngëtarja e njohur Demi Lovato erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. 29-vjeçare pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse.
Ne dolëm në shkretëtirën në Joshua Tree dhe unë pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak dhe ngjante disi sikur notonte mbi tokë, ashtu si me 10 ose 15 këmbë duke mbajtur distancën nga unë.
Në një intervistë të re, Demi shprehet se referimi i qenieve jashtëtokësore si “alien” është ofendues. Lovato shpjegoi për ‘PEDESTRIAN.tv’ se pse ajo mendon se nuk duhet ta përdorim më termin “alien”.
Unë mendoj se nuk duhet t’i quajmë më alien, sepse alien është një term nënçmues për çdo gjë. Kjo është arsyeja pse më pëlqen t’i quaj jashtëtokësorë!
Njerëzit dhe fansat e këngëtares nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deklaratë, duke theksuar se gjërat që Demi thotë nëpër intervista sa vijnë e bëhen edhe më të çuditshme. Madje, pati edhe nga ata që e akuzojnë se gjithçka ajo e thotë për të marrë vëmendje.
Gjatë intervistës, gazetari e pyeti këngëtaren për çdo keqkuptim të zakonshëm në lidhje me UFO-t që e shqetëson dhe ajo u përgjigj:
Se ata janë të dëmshëm ose se do të vijnë dhe do të pushtojnë planetin. Unë me të vërtetë mendoj se nëse ata do të donin ta bënin këtë me ne, do të kishte ndodhur deri tani.
Rikujtojmë, se në trailerin e “Unidentified With Demi Lovato”, ylli i muzikës pop ka shprehur dëshirën “për të gjetur se çfarë ndodhi me të vërtetë” gjatë ndërveprimeve të saj me rruzullin misterioz blu. Sipas Lovato-s, kjo nuk ishte hera e parë që bashkëvepronte me vizitorë të çuditshëm. Lovato shpjegoi në një intervistë tjetër se ajo u magjeps nga UFO-ve pas një “eksperience të thellë” gjatë festimeve të ditëlindjes së 28-të në vitin 2020.