Këngëtarja e njohur Demi Lovato së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin “LadyGang”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale. Gjatë intervistës ajo tregoi se ndihet më e sigurtë kur kryen marrëdhënie seksuale.
“Unë mendoj se duhet të jesh aq i vëmendshëm sa mos të mendosh se çfarë është në të vërtetë realiteti. Çfarë e turbullon gjykimin tuaj gjatë ditës ose të paktën kështu është për mua. Nuk është kështu për të gjithë?”- tha këngëtarja.
31-vjeçarja prej një viti është në një lidhje me muzikantin e njohur Jordan Lutes. Mesa duket këngëtarja është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ me partnerin, teksa edhe disa muaj më parë përmes një postimi në Instagram për ditëlindjen e tij, ajo tha:
“Nuk mund të isha më e dashuruar se kaq. Kam pritur gjithë jetën time për të gjetur dhe mezi pres të festojmë edhe shumë ditëlindje të tjera së bashku”.
Rikujtojmë se, Demi Lovato dhe Taylor Swift dukeshin si shoqe të ngushta në shfaqjen “MTV Video Music Awards 2023″, këtë të martë. Duke mos shfaqur asnjë shenjë përçarjeje, pavarësisht thashethemeve për një grindje të raportuar prej vitesh, këngëtarja 33-vjeçare u pa duke kërcyer me këngën e Demi Lovatos, teksa ajo performonte “Cool for the summer”.