Një nga makinat më të paharrueshme nga filmat Fast & Furious është gati të kalojë përmes ankandit. Një Howe & Howe Ripsaw 2009, një makinë luftarake me motor V8 e përdorur në pjesën e 8-të të Fast & Furious, ose ndryshe me emrin ‘The Fate of the Furious’ po shitet nga një muze pasi ata morën makinën nga Universal Studios.
Duke qenë prototipi i parë i ndërtuar nga Howe & Howe, Rispaw për numër të identifikimit ka shifrat “000000001”, gjithashtu ishte pjesë edhe e serisë së filmave GI Joe. Përderisa Ripsaw nga definicioni teknik nuk është një tank, shpesh referohet si një i tillë, kjo për shkak se në vend të rrotave ka rripa dhëmbzorë metalikë.
Ripsaw fuqinë e merr nga një motor V8 6.6 litërsh turbo-dizel “Duramax” i General Motors duke prodhuar kështu 360 kuaj fuqi dhe 840 njuton metër fuqi rrotulluese. Është një fuqi e mjaftueshme për të pasi ajo mund të lëvizë me rreth 100kMh në pothuajse çdo sipërfaqe të tokës.
Ripsaw do të dalë në ankand pa ndonjë çmim paraprak, por çmimi origjinal i kësaj makine thuhet se ka qenë 750 mijë dollarë. Ndërsa shikuesit e shfaqjes televizive britanike “The Grand Tour” mund të njohin Ripsaw, me Richard Hammond i cili nëpër rrugët e Dubai-t drejton një version luksoz të ndërtuar me porosi.