Design

Del në shitje në Zelandën e Re shtëpia që “rrotullohet”!

Një shtëpi në Zelandën e Re që mund të “rrotullohet” vazhdimisht është listuar për shitje për herë të parë që kur pronari i saj e projektoi dhe e ndërtoi atë 35 vjet më parë. Sipas mediave të huaja, ndërtesa që ndodhet në shpatin bregdetar të kodrës Maraetai të Auckland besohet të jetë e vetmja e llojit të saj në vend.

Dhe një “rrotullim” i plotë i saj thuhet se zgjat 33 minuta. Kur pronari i saj, inxhinieri Don Dunick, po mendonte se çfarë lloj shtëpie donte të ndërtonte, kolegët e tij inxhinierë sugjeruan një ide të re, një shtëpi “rrotulluese” që mund të shikonte pamjet e detit.

Carolyn Hanson nga Sotheby’s International Realty, tha se prona, me vlerë rreth 570 mijë euro do të shitet përmes një procesi tenderimi. Që kur u rendit për shitje javën e kaluar, ajo është mbushur me vizitorë.