Celebrities Showbiz

Del në shitje fotoja e papublikuar kurrë më parë nga dasma e Kate Middleton dhe Princit William!

Një foto e re është publikuar nga dasma e Princit William dhe Kate Middleton, e cila u zhvillua në prill të vitit 2011. Fotoja e papublikuar kurrë më parë u shfaq në Ebay në fundjavë kur dikush postoi kartolinën e parë të Krishtlindjes së çiftit së bashku, e cila iu dërgua familjes dhe miqve të ngushtë vetëm tetë muaj pasi u martuan. Në kartolinë shkruhet:

Imazhi bardh e zi tregon të porsamartuarit e lumtur në ditën e tyre të dasmës, të ulur së bashku në një dhomë në Pallatin Buckingham dhe shitet për 2,999 £. Në kartolinë shkruhet:

Jonathan, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri. Katerina dhe Uilliam.

Princi William fillimisht kishte veshur një uniformë të kuqe koloneli të Gardës Irlandeze për ditën e tij të madhe, pasi ishte emëruar kolonel dy muaj para dasmës së tij, por fotografia e re tregon se ai ndryshoi më vonë. Fotoja e re, e cila tregon veshjen e dytë, konfirmon se dëshira origjinale e martesës së William-it më në fund është realizuar. Në një intervistë në vitin 2012, ai u shpreh:

Ajo që me të vërtetë doja të vishja ishte uniforma e Gardës Irlandeze.

Kate Middleton veshi një fustan të dytë nusërie në ditën e saj të madhe, siç tregonin fotot në atë kohë. Princesha e Uellsit zgjodhi një fustan mëndafshi me një dekolte të mbyllur dhe një rrip argjendi vezullues.

Rikujtojmë se, Princesha e Uellsit Kate Middleton mesa duket ‘sundon zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”. Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave. Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Watson.