Design

Del në shitje diamanti i rrallë blu me vlerë 50 milionë dollarë!

Në ankandin e datës 7 nëntor do të gjeni sende interesante, që pritet të dalin në shitje e që mund të arrijnë deri në mbi 50 milionë dollarë, veçuar një gur të çmuar, unik, i rrallë. I njohur edhe si “Bluja mbretërore” për shkak të ngjyrës së rrallë, diamanti është vendosur në një unazë. Ky është zyrtarisht guri më i rrallë në tokë.

Diamanti 17.6 karat, pritet të shitet sipas shtëpisë së ankandeve Christies, për mbi 50 milionë dollarë, më shumë nga “Oppenheimer Blue” që në 2016 u shit për 57 milionë dollarë. Pjesë e ankandit të veçantë pritet të jetë edhe një orë Rolex, e aktorit Marlon Brando, e vitit 1979, në filmin “Apokalips nou” që pritet po ashtu të shitet miliona dollarë dhe perlat e Odri Hepburn, në filmin “Roman Holiday” i vitit 1953.

Diamantet janë një simbol i forcës, dashurisë dhe jetëgjatësisë dhe do të jenë gjithmonë një dhuratë sentimentale e përjetshme e lidhur me angazhimet e përjetshme, si martesa, lindja e një fëmije dhe përvjetori i martesës. Ndryshe nga ari, i cili vlerësohet kryesisht nga pesha, procesi i vlerësimit të një diamanti është shumë më teknik dhe shpesh më së miri u lihet ekspertëve. Cilësitë jo gjithmonë të dukshme me sy të lirë ose të patrajnuar; prerja, qartësia dhe ngjyra janë po aq të rëndësishme sa pesha ose karat. Vendi ku diamanti është marrë, prerë dhe përpunuar gjithashtu do të bëjë një ndryshim të madh në çmimin që paguani dhe në mënyrën se si investimi juaj kthehet me kalimin e kohës.