Auto & Moto Botë e Çuditshme Tech

Del në shitja makina e parë diellore, nuk do ta besoni çmimin!

Makina e parë në botë me energji diellore do të dalë në treg pas disa muajsh. Automjeti diellor me pamje futuriste arrin vetëm 65 kilometra në ditë me ndihmën e karikimit të dritës së diellit, por kjo nuk i ka penguar 48 mijë shoferë ta porosisin atë në SHBA, ku do të dalë në shitje. Çmimi fillon nga 35 mijë dollarë, që nuk është shumë i shtrenjtë. Triçikleta e kompanisë amerikane, Aptera Motors së fundmi ka shkuar për një xhiro në San Francisco.

Sekreti i këtij automjeti elektrik është se ai peshon 65% më pak se makinat e tjera EV dhe për shkak të dizajnit të tij unik, aerodinamik dhe masës së reduktuar, modelit i nevojiten vetëm rreth 30% të energjisë së përdorur nga automjetet e tjera elektrike. Në vendet me diell, makina pothuajse kurrë nuk duhet të futet në prizë, sipas Aptera. Kur makina është e karikuar, ajo duhet të përshkojë 600 kilometra me një bateri të plotë. Kapaciteti i baterisë nuk dihet ende. Modeli është jashtëzakonisht i lehtë dhe ka rezistencë shumë të ulët ndaj ajrit.

Nga ana tjetër, në praktikë është e vështirë për të marrë efikasitet të mjaftueshëm nga një numër relativisht i vogël i qelizave diellore, por Aptera ka besim në sistemin e saj. Sipas kompanisë, makina me dy vende arrin një shpejtësi prej 177 km/h dhe përshpejton nga 0-100 km/h në më pak se katër sekonda. Edhe pse Aptera thotë se siguria nuk është kursyer, nuk është një makinë e vërtetë, por një biçikletë me tri rrota që peshon jo më shumë se 800 kilogramë me bateritë më të vogla.