Celebrities Showbiz

Del në pah e vërteta, Sandra Bullock hoqi dorë nga aktrimi që të kujdesej për partnerin e saj!

Sandra Bullock e ndërpreu karrierën e saj në Hollywood për t’u kujdesur për të dashurin e saj të sëmurë rëndë, Bryan Randall, i cili ndërroi jetë gjatë fundjavës pas një beteje tre-vjeçare me ALS, thanë burimet për mediat e huaja. Kur aktorja doli në tapetin e kuq së bashku me kolegun e saj, Channing Tatum në premierën e filmit të tyre “The Lost City” në mars 2022, pa Randall në krah të saj, pak njerëz e dinin se çfarë po ndodhte prapa skenave.

Tatum besohet të ketë qenë mes një grupi të vogël që kishin dijeni se Randall, një fotograf me profesion, vuante nga sëmundja e rëndë. Që atëherë, Bullock është parë vetëm disa herë në publik. Ndërsa promovonte filmin komedi, Bullock, e cila e quajti Randall “dashuria e jetës së saj”, zbuloi se ajo do të merrte një pushim nga aktrimi. Në një intervistë asokohe ajo u shpreh:

Dua të jem në shtëpi. Unë thjesht dua të jem në shtëpi. Sepse unë gjithmonë vrapoja, gjithmonë vrapoja tek gjëja tjetër. Unë dua vetëm të jem e pranishme dhe përgjegjëse për një gjë.

Ajo i konfirmoi gazetares Tracy Smith se “The Lost City” do të ishte filmi i saj i fundit për një farë kohe. Një producent kryesor i Hollywood-it tha për Page Six:

Unë nuk mendoj se njerëzit e dinin që Sandra në të vërtetë u nis për t’u kujdesur për Bryan.

Sandra u takua për herë të parë me Bryan, një model i kthyer në fotograf, në vitin 2015, pasi ai fotografoi ditëlindjen e djalit të saj Louis. Randall besohej se kishte kaluar kohë në shtëpinë e Bullock në Malibu, ai kujdesej për shëndetin kryesisht në shtëpinë e saj në Beverly Hills, nga një ekip infermierësh.