Celebrities Gossip Showbiz

Del në ankand një kontratë e nënshkruar nga The Beatles!

Kontrata origjinale e nënshkruar nga The Beatles për të performuar në Hamburg pritet të arrijë deri në 30,000£ në ankand. Bateristi Pete Best luajti pjesën e parë të shfaqjeve të grupit në Star-Club nga 13 prilli deri më 31 maj 1962 pas udhëtimeve të tyre të mëparshme në qytetin e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore për të përmirësuar aftësitë e tyre muzikore.

Beatles luajtën natën e hapjes së klubit të ri i cili kishte një kapacitet prej 2,000 personash. Kur Beatles u kthyen në nëntor 1962, Ringo Starr ishte bateristi pasi menaxheri i tyre Brian Epstein e kishte shkarkuar Best tre muaj më parë. Kontrata për shfaqjet e grupit legjendar të 1-14 nëntorit përcaktonte që Beatles do të performonin tre orë çdo ditë me një ndërprerje prej një ore pas çdo shfaqjeje. Paga e secilit anëtar ishte 600 DM në javë për shtatë paraqitje në javë.

Shfaqjet e tyre zgjatën gjithsej 42 orë. Kontrata u nënshkrua me bojë të zezë nga Epstein dhe nga pronari i Star-Club Manfred Weisslander me shënues të zi të përhershëm. Ndërkaq, një koleksion autografesh nga disa prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të është shitur për më shumë se 78 000 paund në ankand. Një kartëmonedhë e nënshkruar nga lideri komunist kinez, Mao Ce Dun, kishte çmimin më të lartë të shitjes, duke arritur në 22 000 paundë.

Ndër shënimet e tjera të famshme që u shitën ishin ato që i përkisnin ikonës së reggae, Bob Marley, liderit të Afrikës së Jugut kundër aparteidit, Nelson Mandela dhe të katër anëtarëve të “The Beatles”. Peter Mason, nga shtëpia e ankandeve Dawsons në Maidenhead, Berkshire, i përshkroi artikujt si një koleksion unik.