Një makinë “Nissan Skyline GT-R” e cila është bërë e famshme nga paraqitja në “Fast & Furious 4” me të ndjerin Paul Walker do të dalë në ankand në 28 prill. Për shkak se do të dilte në një ankand të veçantë “online” të organizuar nga Bonhams, R34 GT-R u personalizua posaçërisht nga Daryl Alison nga Kaizo Industries për specifikimet personale të Walker.
Walker, i cili luajti në një numër filmash “Fast & Furious”, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2013 në moshën 40-vjeçare pas një përplasjeje me një Porsche Carrera GT. Ankandi do të shfaqet drejtpërdrejt më 28 prill dhe do të mbyllet më 5 maj. GT-R mund të shihet në Motorworld në Mynih deri më 26 prill.
Rikujtojmë se rreth 2 vite më parë makina e famshme e vitit 1994, Toyota Supra që drejtohej nga i ndjeri Paul Walker në filmin “Fast and Furious” u shit për 500,000 dollarë plus 60,000 dollarë në tarifat e ankandit. Kjo makinë është përdorur për xhirime të brendshme dhe më pas është rivendosur për personazhin Slap Jack për vazhdimin e “Fast and Furious”.