Së fundmi është bërë e ditur se pelerina e bardhë dhe kostumi legjendar i Elvis Presley-t do të dalin në ankand për vlerën 50,000 dollarë. Kostumi ka një ofertë fillestare prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.
Po ashtu, në ankand do të dalë edhe koleksioni i tij i flokëve i ruajtur nga berberi i këngëtarit, helmetën që mbajti në ‘Viva Las Vegas’ dhe një Bibël që i ishte dhuruar nga një adhurues i tij.
Kujtojmë se pasuria e Elvis Presley-t u vlerësua 100 milionë dollarë pas vdekjes së tij. Por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25 vjet, Lisa Marie. Kjo e fundit para disa kohësh pretendoi se i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzoi ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë.
Ndërkaq, kitara elektrike që këngëtari legjendar Elvis Presley përdori në 1968-ën u shit për 450 mijë paund në ankand. Performanca e Elvis-it me këtë instrument u transmetua në dhjetor 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas 7 viteve. Rikujtojmë se pasuria e Elvis Presley-t u vlerësua 100 milionë dollarë pas vdekjes së tij.
Rikujtojmë gjithashtu se në episodin e parë të “HistoGri” në “Top Albania Radio” u diskutua rreth një prej atyre historive të çuditshme, të habitshme deri në mahnitëse, siç i përshkruajnë të gjithë ata që i degjojnë ato. Kjo ështe një histori e veçantë dyluftimi midis jetës dhe vdekjes, një njeriu jo të zakonshëm dhe vdekjes së tij…Kjo eshte “jeta” pas vdekjes e të madhit Elvis Presley!