Një situatë tepër e sikletshme ka ndodhur të dielën e kaluar në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati. Një i ri i cili erdhi në program si artist, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, i dhuroi një karikaturë në formën e një shtrigë. Sipas tij, ai e ka parë Françeskën si të tillë ndaj e ka vizatuar. Pas debatit të fortë në studio, Françeska vendosi të largohet nga programi.
Lidhur me këtë Françeska ka diskutuar më shumë e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. A ka qenë kjo një situatë e sajuar për klikime, siç kanë menduar shumë njerëz, apo ka ndodhur vërtetë? Françeska foli pak edhe për BBV3, ku tregoi se tashmë ka një marrëdhënie ndryshe me Egla Cenon, edhe pse në format patën përplasje të forta. Tani kanë një miqësi të mirë mes tyre, madje Egla konsumon edhe kafe me nënën e saj.
Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shpëlarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht…