Celebrities

Dekolteja e hapur dhe të pasmet në sfond, Wanda Nara ‘çmend’ fansat me pozat seksi!

Wanda Nara vijon të jetë ndër femrat më të ndjekura dhe më të komentuara në botën e showbiz-it. Partnerja e futbollistit të famshëm, Mauro Icardi, mbetet si gjithnjë tepër aktive edhe në rrjetet sociale, me foto dhe video provokuese. Modelja 37-vjeçare argjentinase, nënë e pesë fëmijëve, duket në formë të shkëlqyer, teksa ka ndezur rrjetin me postimet e fundit në “Instagram”. Ajo shfaqet me një dekolte të hapur, ndërsa në një foto tjetër ekspozon në plan të parë të pasmet.

Modelja e njohur argjentinase, Wanda Nara, di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi partnerja e futbollistit të famshëm, Mauro Icardi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku njofton se së shpejti do të publikojë këngën e re. Ajo shfaqet komplet e zhveshur vetëm me një palë çizme deri te gjuri.