Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.
E së fundmi pas deklaratave të Mozzik, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, të cilat u kupruan nga fansat si një përgjigje e Loredanës duke treguar se edhe dhe ajo është e dashuruar dhe e lumtur me Karim. Në postim ajo shkruan:
Dashuri
View this post on Instagram
Pak muaj më parë reperi i njohur Ledri Vula në këngën e tij të re ka përmendur në tekstin e saj ish-bashkëshorten e Mozzik, reperen Loredana. I pyetur për këtë fakt ditën e djeshme në një intervistë Mozzik u shpreh.