Bota

Deklarata e parë e Donald Trump pas largimit si President është për filmin “Home Alone 2”

Donald Trump ka bërë deklaratën e tij të parë që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, ku ka folur për filmin tek i cili edhe shfaqet, Home Alone 2.

Sipas “Metro”, Trump i ka dërguar një letër “The Screen Actors Guild”, Federatës Amerikane të Artistëve të Televizionit dhe Radios, për largimin që ata i bënë nga sindikata.

Në këtë letër, Trump u ka thënë se nuk i intereson që i kanë hequr pasi e ka bërë pjesën e tij në filma dhe ka përmendur disa prodhime kinematografike në të cilat ka marrë pjesë.  

Unë ju shkruaj sot në lidhje me të ashtuquajturën seancë dëgjimore të Komitetit Disiplinor që synon revokimin e anëtarësisë sime në sindikatë. Kujt i intereson! Unë nuk jam njohur me punën tuaj, por jam shumë krenar për punën time në filma të tillë si Home Alone 2, Zoolander dhe Wall Street: Money Never Sleeps; dhe shfaqje televizive duke përfshirë Princin e freskët të Bel-Air, Saturday Night Live, dhe natyrisht, një nga shfaqjet më të suksesshme në historinë e televizionit, The Apprentice – për të përmendur vetëm disa!