Pasi u diskutua se takimet e saj me djemtë janë shumë provokuese, Gerta u shpreh duke thënë se:
Unë e bëj për kënaqësine time, më vjen spontane, nuk kam nevojë për aprovime, e di sa seksi jam, nuk kam nevojë të ma thotë një mashkull. Nuk kam nevojë fare për vëmendje.
Njëri nga konkurrentët i kthehet:
Ti vazhdo na trego më shumë nëse mundesh.
Konkurrenti i “Përputhen” Genti ka realizuar dy takime me dy nga vajzat, Gertën dhe Keldën. Teksa moderatorja Megi e pyet se cilën prej tyre do të zgjidhte, Genti nuk e thotë. Në atë moment Megi e tensionuar që Genti nuk vendos, i thotë: “Ti qenke drru, do vi të ta nxjerr më zorr”. Kelda reagon duke shprehur se sensualiteti i saj e shqetëson shumë Gertën. Gerta i kthehet duke i thënë: “Ti nuk di të lidhësh brekët e tua, ik moj vajzë, se me vajzë rrugë po merrem”. Zhaklina i kthehet Gertës duke i thënë se kjo që po bën është shumë e gabuar dhe nëse do të kapet, të kapet me Gertin dhe jo me Keldën.