Së fundmi, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohët e fundit Britney Spears ka “sulmuar” yllin e muzikës pop, Christina Aguilera në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën.
Spears në Instastory shkroi mbi një video të Aguiliera-s teksa po intervistohej në “Latin Grammy Awards” se:
I dua dhe i adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur… por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën, është e barabartë me një gënjeshtër. 13 vite duke qenë në një sistem abuziv të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëzit për të folur? Unë jam ajo që e kalova! Të gjithë mbështetësit që folën dhe më mbështetën faleminderit… Po, kam rëndësi!
Aguilera u pyet nga gazetarët e tapetit të kuq nëse ajo kishte ndonjë komunikim me Spears, nisur nga ngjarjet e fundit në lidhje me kujdestarinë e saj. Por përfaqësuesi i këngëtares, Brett Ruttenberg, i pranishëm në tapet me të, e ndërpreu gazetarin me fjalët:
Jo, më vjen keq, nuk do të flasim për këtë sonte. Faleminderit, megjithatë! Mirupafshim!
Njëkohësisht, Aguilera tha:
Nuk mundem, por jam e lumtur për të!
Aguilera ka dalë më parë në mbështetje të përpjekjeve të Spears. Në një deklaratë në muajin qershor ajo tha se:
Është e papranueshme që çdo grua apo njeri, që dëshiron të ketë në dorë fatin e vet, të mos lejohet të jetojë jetën ashtu siç dëshiron.
Ndërkaq, vlen të theksojmë se Britney, po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, së fundmi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:
Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.