Influenceri i njohur Andrew Tate ka ndezur sërish debat në rrjetet sociale me një prej komenteve të tij në X. I njohur për qëndrimet e tij provokative dhe të diskutueshme, Tate vjen me një deklaratë që ka ngjallur reagime të forta dhe diskutime të ashpra. Ai shkruan se:
Seksi është për të bërë fëmijë. Çdo burrë që bën seks me femra sepse ndihet mirë është homoseksual. ‘Oh, shkrimi im është i bukur, kjo është e mrekullueshme!’ Në fakt, nëse je 40 vjeç dhe ke më pak se pesë fëmijë, me siguri je gay dhe thuajse asnjë trashëgimi gjenetike.
Megjithatë, ky njoftim nuk ka mbetur pa u vënë re nga vetë platforma e X (ish-Twitter,) e cila reagoi menjëherë duke shënuar postimin si kontrovers. Rrjetit social iu desh të qartësojë që një person që bën seks me femra është heteroseksual, një pohim që vjen në kundërshtim me tezat e Tate. Kjo është vetëm një nga herët kur rrjetet sociale kanë pasur nevojë të ndërhyjnë për të korrigjuar ose qartësuar deklarata të tilla të diskutueshme.
Andrew Tate, i cili është nën akuzë për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual, ka një histori të gjatë me komente që kanë tronditur opinionin publik. Komentet e fundit të tij kanë tërhequr jo vetëm vëmendjen e ndjekësve të tij, por edhe të kritikëve dhe analistëve të rrjeteve sociale.
Tate bëri së fundmi një deklaratë befasuese përmes një postimi në X ku deklaroi se kishte anuluar një takim me një vajzë pasi donte të kalonte kohë me qenin e tij. Bashkangjitur këtij postimi, publikoi edhe një video ku qëndronte ulur në divan dhe kalonte kohë me qenin. Kujtojmë se në muajin mars Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan sërish në Bukuresht të Rumanisë për shkak të akuzave të reja për dhunë seksuale dhe u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur. Arrestimi i tij kishte zgjuar vëmendjen e medieve të shumta botërore.