Ylli televiziv Khloe Kardashian i quajti të 30-at e saj si “dekada më e keqe ndonjëherë” pasi festoi ditëlindjen e saj të 39-të javën e kaluar. “Unë e urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja e “Good American” përmes një InstaStory, ndërsa tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast.
Ylli i “Kardashians” zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi një shenjë plus dhe një gisht të mesit. “Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale”, shkroi Khloe.
Në episodin më të fundit të The Kardashians, Khloé Kardashian ka folur për një mashkull të ri të mundshëm në jetën e saj. Gjithçka filloi kur ajo shoqëroi motrën e saj Kim Kardashian në sfilatën magjepsëse të modës Dolce & Gabbana në Milano. Kim kishte planifikuar të lidhte Khloé-n me askënd tjetër përveç aktorin titalian, Michele Morrone, i njohur për rolin e tij në filmin “365 Days”.
Gjatë një rrëfimi, Khloé tha:
Mendoj se ai është shumë seksi. Ai është tamam burrë. Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim seksi, i gjatë dhe muskuloz. Unë mund ta shoh atë si, uf… Ai është shumë i mirë.