Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalë më emocionuese. Siç ka bërë edhe së fundmi ku për 1-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Melinda i ka dedikuar disa fjalë që na rrëqethën mishin.
Më 3 mars 2021, nëna ime e dashur Zonja Ademi u nda nga jeta nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50-vjeçare. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë trishtimin që ndiej, por po mbledh forcat pasi e gjithë bota meriton të dijë për nënën time të mrekullueshme, dhe sa fort luftoi dhe dashuroi.
Mami, ti je gruaja më e fortë që njoh, ti je shoqja ime më e mirë dhe unë gjithmonë mund të mbështetem te ti që të jesh pranë meje për çdo gjë. Ne kemi folur gjithmonë për gjithçka dhe jam shumë mirënjohëse që të njoha dhe që munda të marr ndihmën dhe udhëzimet e tua. Ke luftuar kaq shumë për dashurinë tënde me babin, për të rritur të 4 fëmijët dhe për t’u siguruar që ne të gjithë të ishim nën kujdes. Ti qëndrove kaq fort gjatë gjashtë viteve të fundit për ne dhe unë jam shumë mirënjohëse që të quaj mamaja ime.
Mami faleminderit shumë që më inkurajuat të vazhdoj karrierën time dhe faleminderit që më mbështetët dhe më kuptoni. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ishte të të bëja krenare dhe e di që je krenare për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj për të qenë gruaja më e fortë dhe më punëtore, ashtu si ju.
Të dua mami, do të më mungojë të flas me ty për orë të tëra, por e di tani që më në fund je në paqe. E di qe do me kujdesesh nga lart dhe do me mbrosh si gjithmonë… lamtumirë mama jem, e di që do të shihemi përsëri në xhenet
Në nëntor të vitit të kaluar, Melinda festoi ditëlindjen e saj të 26- të dhe teksa publikuar një karusel fotografish, këngëtarja na shtoi dyshimet lidhur me surprizën e ditëlindjes. Teksa pozoi provokuese në një dhomë me robdishambër, Melinda na tregoi se e gjithë dhoma ishte e mbushur me tullumbaca të kuq dhe jo vetëm, trëndafila, tortë. Me pak fjalë një ambient shumë festiv dhe shumë romantik.
Por, ditëlindja e saj nuk përfundoi me kaq. Në një darkë shumë romantike pranë urës së Bosforit, Melinda publikoi një video të një surprize shumë speciale për të. Emri i reperes u ndriçua në gjithë urën e Bosforit duke na lënë kështu pa fjalë.
Nuk dimë ende, pasi bukuroshja nuk zbuloi asnjë detaj se kush është personi kaq i veçantë që i ka rrëmbyer zemrën Melindës dhe ja ka bërë këtë 26- vjetor kaq unik.