Në qarkun e Korçës, reshjet e rëna natën ishin në formë shiu me intensitet deri mesatar dhe në lartësitë mbi 950 m, në formë dëbore. Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë. Trashësia e borës arrin nga 3 në 10 cm në akset Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë e Zemblak-Dogana Goricë.
Në akset e tjera rrugore të Korçës, nga ana e kontraktorëve u monitorua situata dhe u punua për mirëmbajtjen dimërore me pastrime e kriposje. Aktualisht moti është i vrenjtur e me reshje të dobëta. Kontraktorët dhe strukturat janë në gatishmëri, nisur edhe nga parashikimet e sinoptikanëve për orët në vijim.
Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas pritet i kthjellët e me vranësira fare të pakta. Ka prani të reshjeve të borës me intensitet të ulët, në juglindje. Temperaturat variojnë minus 1-19 gradë celcius.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të pakta e deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e me vranësira fare të pakta. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit. Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e parë të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, në pjesën e parë të ditës, era fiton shpejtësi 10-18 m/sek. Më tej intensiteti i erës bie në 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
5/12
Diell
Kukës
0/7
Diell
Lezhë
5/13
Diell
Dibër
-1/6
Diell
Durrës
8/20
Diell
Tiranë
10/20
Diell
Elbasan
8/16
Diell re
Berat
9/18
Diell re
Vlorë
9/19
Diell re
Korçë
2/9
Diell re
Gjirokastër
7/17
Diell re
Sarandë
9/18
Diell re