Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Debati Roza-Ledjona, Vilma Masha dhe Ilda Bejleri analizojnë situatën: “Besoj dhe mund të agravojë…”

Të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Vilma Masha dhe Ilda Bejleri për të diskutuar dhe për të dhënë një mendim ose opinion në lidhje me dinamikat dhe lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Roza dhe Ledjona që prej ditëve të para të qëndrimit në shtëpi mesa duket nuk e kanë gjetur rrugën e komunikimit me njëra-tjetrën pasi ato kanë filluar menjëherë debatet dhe zënkat. Gjë që ka vijuar edhe në ditët në vazhdim me tone mjaft të ashpra dhe ofenduese brenda shtëpisë së Big Borther Vip.

Çfarë mendimi kanë Ilda dhe Vilma në lidhje me këtë situatë?

Ilda: Për të thënë të drejtën Roza nuk është se nuk më ka pëlqyer fare, në sensin që  i jep pak dinamikë, energii shtëpisë. Provokuese, të bën pyetje, e bën njëfarë debati të paktën edhe me Heidin nuk mu duk edhe aq e rëndë si akuzë.

Sa i përket debatit me Ledjonën, bisedë normale nuk ishte ajo. Për më tepër që Roza vjen vetë nga një famije që është rritur me mamanë e saj dhe ishte palidhje fare ajo që i tha.

Vilma: Është pyetje që nuk ka vend. Historia mes Rozës dhe Ledjonës ka nisur që në ditët e para, kanë pasur një lloj antpatie me njëra-tjetrën që nga mënyra se si komunikonin me termat. Gjëra që besoj ndodhin rëndomtë edhe në jetën e përditshme. Unë mendoj që gocat do të kenë peobleme deri në fund dhe nuk besoj se do të bëhen shoqe. Ka një gjë sepse njerëzit u ndjenë të ngarkuar dhe të ndarë nga kjo histori që si mundet të kalojë kjo gjë pa u përmendur, të jepen mesazhe të tilla. Besoj që situata dhe mund të agravojë sepse pas pak kohësh, pas një muaji nuk besoj se do të jenë të qeta njësoj. Nuk do i kenë më nervat njësoj, do t’i ketë marrë malli dhe nuk mund ta prekësh aty ku nuk mban tjetri.