Aktualitet Politikë

Debati/ “Je hitleriane”! Ndreca përplaset me Vokshin: Mos ma ndërprit fjalën! Kryetarja e Komisionit Hetimor: Mos ma ngri zërin

Në vend të dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in në Shëndetësi, u karakterizua nga debate dhe tensione të vazhdueshme.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi u përplas me nënkryetarin, Plarent Ndreca.

Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.

Ndreca: Ti vetëm power point ke problem, apo thua ta deklarojë.

Vokshi: Uroj të fitosh ca pikë dhe të shpëtosh ca halle të tua që ky komision nuk ti zgjidh dot ca halle personale

Ndreca: Lërini këto intimidime se s’të ecin. S’kam asnjë hall.

Vokshi: Ke një mal me halle dhe ca tjera që po të vijnë.

Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik

Vokshi: Ti je vjen nga partia komuniste, unë vij nga PD.

Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti. Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do t’i imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga poëer point i tij.

Vokshi: Zoti i pandehur mbarove. Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.

Ndreca: Pse mos ta ngre zërin, kush je ti. As s’të njoh fare, as të llogaris fare.

Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.

Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës.

Ende nuk ka nisur dëshmia e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Edhe pse nga burgu u shoqërua në Kuvend në orën 10:20 ish-ministri i Shëndetësisë ende nuk ka nisur me dëshminë e tij.

Ish ministri Ilir Beqaj kërkoi që deklaratën ta bëjë me anë të Power Point, pra me ilustrim, por kryetarja e Komisionit Albana Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës anëtarë të këtij komisioni e refuzojnë. Seanca është ndërprerë disa herë dhe ka nisur sërish me të njëjtat debate. Duhet apo nuk duhet bërë deklarata e Beqajt me power point?

Vokshi dhe deputetët e opozitës e refuzojnë, ndërsa Beqaj dhe socialistët këmbëngulin.

Ilir Beqaj: ‘Unë dua të informoj njerëzit se cfarë ka ndodhur. Nuk ka përkufizim ligjor kush është forma e deklaratës…’ tha Beqaj.

Albana Vokshi: Po kërkoni ti jepni të drejtat më shumë se dëshmitarët e tjerë. Nuk është më i mirë se Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj. Ilir për Ilir. Deklaratë e vetëm deklaratë e përcakton ligji. Nëse nuk doni, e nis me pyetje’

LEXO EDHE: Debat në Komisionin e Sterilizimit/ Beqaj kërkon prezantim me Power Point! Vokshi: Shkoni në Surrel….

Në një moment pati replika të ashpra mes Vokshit dhe Beqajt

Ilir Beqaj: “Jam akuzuar si hajdut nga ju Nuk jam i shkreti. Boll me epitete ndaj meje. Ta kam thënë në 2016 hallin tënd sta zgjidh unë

Albana Vokshi e cila disa herë i drejtohej Beqajt me ‘i shkreti’ e qyqari’ replikoi: Hallet e mija unë I zgjidh vetë. Hallet e tua nuk di si ti zgjidh.
Në debatin dhe replikat mes Vokshit, Beqajt, janë përfshirë dhe deputetët socialistë të cilët thonë se një procedurë e tillë është e pranueshme dhe në gjykatë e nuk ka pse të mos pranohet këtu.

Disa herë mbledhja u ndërpre për të rifilluar pas disa minutave me të njëjtën skenar të replikave.

Albana Vokshi: E kuptoj sikletin. S’e nuk e shpëton dot. Doni të bëni konferencë shkencore

Plarent Ndrecaj: E ke kthyer këtë komision në akuzator. Diskursi yt është helmues.

Beqaj i cili ndodhet në paraburgim për dosjen e SASPAK u soll me pranga në duar në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:20