I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë artisti Armir Shahini ose i njohur ndryshe edhe si Miri i West Side Family, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Sa i përket debatit të ashpër mes Eglës dhe Julit, Armiri u shpreh:
Unë mendoj që ata të dy janë aktor shumë të mirë nga ana profesionale, e kanë nisur në fillim sipas mendimit tim si aktorë të gjithë debatin dhe mendoj që pastaj kanë rënë pre e debatit që kanë nxjerrë një fjalë më shumë dhe një fjalë më tepër. Kanë rënë brenda të dy dhe pastaj kanë ngecur dhe do ta vazhdonin deri në fund sepse nuk mund të tërhiqesh dot kur je para ekraneve. Mendoj që kanë bërë gabimin më të madh që kanë shkuar deri në ato caqe sepse nuk është as mesazh i mirë për njerëzit.
Më tej ai shtoi se:
Gjëja më e ulët që mund të ndodhi në të tilla raste janë përmendja e familjes. Në rrugë ky lloj debati nuk bëhet sepse ose do te kalosh në gjëra fizike pra në dhunë fizike ose nuk do merresh me atë njeri dhe do të shkosh në polici ose do ta injorosh. Gabimi i Eglës për mendimin tim është që ajo përfshin familjarët e Julit dhe jo vetëm të tij sepse ka përfshirë edhe të tjerë dhe nuk duhet t’i prekë njerëzit atje vetëm për shkak të lojës që ta nxjerrë nga vetja dhe ta nxjerrë jashtë atë njeriun. Në fund të ditës po preke tek familja është gjë shumë e madhe sidomos tek vajza, kujdes!