Roza Lati e ftuar në “Mos i bjer me top” tek “E Diell” ka folur edhe për zënkat me Meritonin dhe Ledjonën e për çështjen e prindërimit. Ish- banorja e “Big Brother VIP 3” është shprehur:
Unë nuk kam prekur njeri tek fëmija, unë kë kam prekur e kam prekur tek prindërimi, e kam prekur se çfarë prindërish janë. Po jetojmë në një epokë që po shohim që fëmijët po bëjnë fëmijë, po jetojmë në një epokë që po shohim që fëmijët po rrisin prindërit e tyre, po jetojmë në një epokë ku prindërit po divorcohen dhe fëmijët i kanë nga 2-3 vjeç, jemi në vite të vështira, po bëhet një fëmijë papërgjegjësi.
Ronaldo Sharka: Fëmijë që po bëjnë fëmijë, e ke për ndonjë?
Roza Lati: Jo, e kam që janë në një moshë që nuk e kanë njëfare pjekurie për të përballuar jetën dhe divorcohen. Unë jam pjellë e një divorci dhe më prek kjo gjë. Personalisht Meritoni, unë e kam prekur tek prindërimi, Ledjonën nuk e kam prekur fare. Për Ledjonën jam sulmuar që e kam prekur tek fëmija. E para ka qenë Ledjona që kur jemi përplasur tek palestra dhe Ledjona këndonte “Ta du shumë mamin”. Më fal një sekondë të më prekësh ti tek mami nuk qenka gjë, ndërkohë që unë e pyes për babain e fëmijës qenka gjë. Nuk më pëlqen kjo lloj mosbarazie këtu. Përplasja ime tek palestra ka qenë kur thashë “po kjo ç’është kaq e egër, pse ofendon kështu sikur s’ka marrë dashuri nga burrat”. Ndërsa Meritoni një push të lartë e mori prej meje. Do e quaja veten trampolina e Meritonit.