Celebrities Film & Tv Showbiz

Debat i agravuar mes Meritonit dhe Eglës: “Ke punuar në shtëpi të arteve, ku shkojnë djemtë e rinj…”

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë patur debate të ashpra mbrëmë në dhomën e bardhë, në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Ofendimet dhe akuzat e rënda nuk kanë munguar kundrejt njëri-tjetrit.

“Mos ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve ku shkojnë djemtë e rritur të shikojnë filma?”, e pyeti Meritoni aktoren, duke nënkuptuar se Egla ka punuar si ‘aktore në filmat me pullë të kuqe’. Megjithëse deklarata e moderatorit ishte mjaft e rëndë, ajo vendosi që ta injoronte atë duke treguar se nuk do ta nxjerrë më nga vetja.

Meritoni: Si do të ishte ndier ajo nëse unë i them a ke punuar ti në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë e shikojnë filma djemtë e rinj?

Egla: Nuk jam përgjegjëse për ato që mendon ti.

Meritoni: Mos ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve ku shkojnë djemtë e rritur të shikojnë filma?

Egla: Vazhdo shpirti se po të thërrasin.

Meritoni: Më trego zemra.

Egla: Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas, jo çfarë mendon ti.

Meritoni: Edhe unë mbaj përgjegjësi për atë që flas.

Egla: Meriton zemra, nuk më ndez më.

Meritoni: Ti mesa duket ke punuar.