Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Dea Vieri komenton ‘prekjen’ me Romeon, raportin me Fationin dhe lulet nga djali misterioz…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorja e “BBV3” Dea Vieri dhe djali i një prej konkurrentëve aktualë, Rei Ujkashi. E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea përshkruan eksperiencën e “BBV3”, teksa zbulon se pse nuk u lidh me asnjërin prej banorëve.

Nuk vajta me mendje që do shkoj e do krijoj lidhje që të më mbante gjatë në lojë. Nuk doja të përdorja një lidhje sa për lojë.

U komentua për raportin me Fationin, si e komenton ish-banorja këtë?!

Unë Fationin e kam mik. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin me atë sy. Pastaj me të tjerët, kur nuk ka kimi, nuk ka.

Një video u bë virale mes saj dhe Romeos, teksa dukeshin shumë të afërt. Dea shprehet si më poshtë.

Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.

E teksa një foto e ish-banores me një tufë me lule bëri xhiron e rrjetit, ja çfarë ka për të thënë Dea.

Ishin anonime lulet…