Celebrities Gossip Showbiz

Dea Mishel reagon sërish ndaj thumbimeve të Luiz Ejllit: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona!”

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Kjo nisi nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2” pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit shkodran për falsifikim dokumentesh. Dea Mishel bëri një deklaratë të bujshme, ku shkroi në rrjetet e saj sociale:

Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi.

Nga ana tjetër, edhe Luizi hodhi një kunjë për Dean nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ku shkruan:

 Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës: Kush na ka inatin ju q*** nona o!

E pas reagimit të këngëtarit, prezantuesja bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar:

Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona.