Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP” Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden. Mirëpo, duket se ditët e fundit raporti i Dea Mishel dhe Amos ka pësuar një krisje.
E teksa e ka komentuar këtë fakt Dea Mishel me Tean dhe Kejvinën, ato kanë pohuar se Amosi ka pëlqim për të. Ata kanë pasur një grindje me njëri-tjetrin, pasi Amosi ishte ndjerë i ofenduar nga një ‘urdhër’ i Deas përpara se të fillonte ‘Prime-i’ i së shtunës. Pas spektaklit Amosi vendosi ta flasë këtë gjë me Dean në prani të banorëve të tjerë, duke i folur me një qëndrim shumë të ftohtë dhe me një tonë të rëndë nga e cila Dea u ndje gjithashtu e ofenduar.
Por mesa duket ata kanë vendosur që të sqarojnë gjithçka me njëri-tjetrin dhe ndoshta lind një mundësi që mes tyre të krijohet një lidhje e mundshme. Mes tyre ka sërish komunikim dhe duke qenë se kanë fituar provën e javës, ku kanë ndarë edhe puthjen e tyre të parë teksa aktronin, ata kanë patur mundësinë të kalojnë së bashku “Digitalb Movie Night”.
Teksa ishin duke shijuar mbrëmjen e tyre në shoqërinë e filmit, çastet e bukura mes tyre nuk mungonin, por gjithashtu edhe ngacmimet e vazhdueshme. Në një moment të filmit Dea është prekur, gjë që krijoi një situatë paksa të ndjeshëm në atë moment, por Amosi vendosi ta kalojë me të qeshura për ta çdramatizuar situatën. Dialogu mes tyre ishte:
Dea: Pse po qesh?
Amos: Të ta mbush të gjithën plot (gotën e verës) dhe ta pish komplet?
Dea: Jo, do të më bësh tap.