Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.
Të punosh me një mike është shumë bukur por nuk është gjithmonë fushë me lule, cilat janë tre gjërat që nuk i durojnë ose më saktë nuk i pëlqejnë tek njëra-tjetra Dea dhe Argjira sa i përket punës por edhe në shoqëri?
Argjira: Në këtë pozitë që jemi tani, te “She’s On Top” nuk e them dot që kemi qenë sepse kemi patur role në ndryshme. Një gjë që e ka Dea që unë gjithmonë i flas është që shpesh herë kur jemi duke bërë diçka bëhet ‘bored’ ose nuk ka nerva për situatën. E kap si një lloj sikleti, nuk ka durim. Edhe pse është e durueshme sepse Dea njihet për durimin.
Dea: Unë bëhem pak kështu sepse jam shumë specifike në gjërat që dua. Kur dua të bëhet diçka dhe unë e dua kështu e kam pak të vështirë që të marr shumë opinione bashkë por që po punojmë.
Më tej Dea Mishel ka shtuar:
Ne kemi shkuar mirë dhe të dyja jemi fokusuar tek gjërat që po shkojnë mirë në bashkëpunim dhe nuk kapemi për ndonjë gjë që shkon gabim. Realisht Argjira është shumë punëtore dhe nuk është se mund të gjej diçka që e ka problem ose jo. Argjirës i ngrihen ndonjëherë nervat dhe bërtet. E ka të lezetshme të bërtiturën dhe nuk ka faj në fakt sepse aq shumë ngarkesë sa kemi.
Argjira: Ndodh shumë rrallë por nuk jam shumë agresive.