Aktori i vjetër amerikan Robert De Niro u shfaq sot çuditërisht jashtë gjykatës së New York ku po debatohet për çështjen e rryshfetit të Donald Trump, të cilin nuk ngurroi ta quante “një klloun”.
Pak pas komenteve të De Niro, në një event mediatik përfaqësuesi i Donald Trump, Jason Miller tha se De Niro është “i vonuar mendor” si dhe “një aktor i shpëlarë.”
De Niro, i cili është shprehur dhe më parë kundër, foli para një sfondi protestuesish të zhurmshëm pro-Trump, duke e quajtur atë “një kloun i rrezikshëm, që do të bëhet diktator nëse rizgjidhet”.
Aktori ka marrë një rol në fushatën elektorale të rizgjedhjes së Joe Biden, duke përfshirë dhe reklama të ashpra televizive për partinë demokrate.
Edhe kur Trump konkurronte fillimisht në 2016, DeNiro thoshte në media se Trump ishte ‘një shaka’, që në fillim të bënte për të qeshur, por tani jo më.
Trump ka folur përditë në kamera duke denoncuar gjyqin ndaj tij për rryshfet heshtjeje ndaj një prostitute, si një sulm politik të demokratëve, bazuar në gënjeshtrat e vjetra kur akuzohej për manipulim votash.
Por-demokrati De Niro, tha: “Nëse ai hyn përsëri, nuk do të largohet më kurrë, do të kemi një diktator për gjithë jetën në pushtet”.
Sot diskutoheshin argumentet mbyllëse të gjyqit të Trump, teksa më pak se gjashtë muaj dhe vijnë zgjedhjet presidenciale.